Video

Çfarë ndodhi këtë javë? Festat Kombetare dhe situata politike në vend

Në dokumentin e firmosur nga kryeministri Rama për Gjykatën Kushtetuese, argumentohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Loreta Koleci
Çfarë ndodhi këtë javë? Festat Kombetare dhe situata
foto ilustruese

TIRANË- Këtë javë është zbardhur kërkesa e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut. Në dokumentin e firmosur nga kryeministri Rama për Gjykatën Kushtetuese, argumentohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Qeveria kërkon pezullimin e vendimit vetëm për pjesën që ka të bëjë me largimin e Ballukut nga detyra.

Dosja e 21 janarit është rikthyer sërish në vëmendje pas deklaratës nga qelia të ish-presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar të merret në pyetje, duke pretenduar se ka dijeni për ngjarjen. Pas kësaj reagoi Sali Berisha, i cili është marrë më para në pyetje nga SPAK për dosjen e 21 janarit. Berisha deklaroi se Meta, atëherë zëvendëskryeministër, mund të dijë detaje, dhe zbuloi për herë të parë një bisedë me ish-deputetin e ndjerë Dritan Prifti. Sipas tij ai i kishte kërkuar një detyrë të rëndësishme ose ndryshe do të publikonte video-përgjimin e Ilir Metës në zyrën e ministrit të Energjitikës.

Gjatë javës u zhvillua një takim i fshehtë në Partinë Demokratike me emra të njohur si: Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe disa deputetë të zgjedhur nga listat e hapura po ashtu edhe nga primaret në PD. Reagimet ishin të shumta dhe të menjëhershme për takimin. Gazment Bardhi e minimizoi takimin duke e quajtur “një kafe mes kolegëve”. Ndërsa Ilir Alimehmeti u shpreh nuk komenton statuset në rrjete sociale dhe se gjithashtu puna për problematikat e partisë do të vijojë. Edhe Salianji kërkoi analizë të situatës brenda PD-së dhe gjithashtu hierarki të përcaktuar nga vota e qytetarëve. Një reagim për ngjarjen e pati dhe Berisha, i cili u shpreh se në Partinë Demokratike nuk janë të përjashtuar asnjëri dhe tha se debatet janë normale.

Ndërsa në fundjavë Shqipëria ishte në festë!

Më 28 Nëntor në Vlorë u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës, mes tyre kryeministri Rama, presidenti Begaj dhe presidentja Osmani.
Ndërsa 29 Nëntori, Dita e Çlirimit nga forcat fashiste, italiane e gjermane e gjeti politikën shqiptare të ndarë në dy kampe. Ishte Partia Socialiste ajo që zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Ndërsa Partia Demokratike nuk bëri asnjë reagim për këtë datë, pasi e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Çlirimit dhe të Pavarësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB