TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dha alarmin për çokokrem me përbërje salmonele i hedhur në treg shqiptar dhe bllokoi një sasi prej 18.3 kilogramësh. Prania e këtij bakteri ka rezultuar në produktin “krem lajthie në kakao”, me origjinë nga Gjermania, i hedhur në treg nga “Lengo Group". Konkretisht në njoftimin e AKU raportohet se “Lengo Group" në administrimin e Vionel Metës dhe në pronësi të Spiro Lengo, Jona Lengo, Grigor Lengo dhe Irma Lengo ka hedhur në treg produktin e rrezikshëm për konsumatorët 'Nudossi'. Konkretisht 'Lengo Group" ka importuar nga Gjermania 27 kg krem lajthie me kakao me salmonelë. Sipas alarmit të lëshuar, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.
/ZËRI