Video

Zjarri te 'Arlis', Gjykata liron nga qelia 4 të arrestuarit

Katër të dyshuarit u arrestuan pas ngjarjes së rëndë, ku si pasojë e flakëve u dogjën rreth 30 apartamente.

zh.ll
Zjarri te 'Arlis', Gjykata liron nga qelia 4 të arrestuarit
arlis-armando lilo

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia ditën e sotme 4 personat e arrestuar në lidhje me zjarrin e rënë në pallatin e kompleksit “Arlis”, në zonën “Farmacia nr. 10” në Tiranë dhe caktoi masën 'detyrim paraqitje'. Katër të dyshuarit u arrestuan pas ngjarjes së rëndë, ku si pasojë e flakëve u dogjën rreth 30 apartamente. Prokuroria e ndryshoi akuzën, nga shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, të cilën e referoi policia, në zjarrvënie nga pakujdesia. Kjo, pasi dyshimet janë se zjarrin e shkaktuan disa fëmijëve të cilët mendohet se ndezën disa kartonë të lënë jashtë nga një market në katin e  parë të ndërtesës. Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë, është pronari i kompanisë Arlis, Armando Lilo. Në reagim zyrtar, kompania u shpreh se do të rindërtojë apartamentet e djegura. Po ashtu, zv.kryeministrja Albana Koçiu, gjatë një takimi me banorët e pallatit, u shpreh se këta të fundit do të marrin bonus qiraje dhe do të përkrahen derisa pallati të rikthehet si më parë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB