Video

Pinoku i kohëve moderne

Adrian Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, në gjirin Bahia El Aiguila, në zonën e ngushticës së Magelanit.

k.m.
Pinoku i kohëve moderne
Pamje nga videoja

KILI- Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, ku një balenë gëlltiti një kajaker (kayak) për disa sekonda, përpara se ta lironte të padëmtuar. Ngjarja, e cila u filmua, është bërë virale në rrjetet sociale.

Adrian Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, në gjirin Bahia El Aiguila, në zonën e ngushticës së Magelanit. Aty papritur në sipërfaqen e detit u shfaq një balenë dhe për disa sekonda gëlltiti Adrianin dhe kajakun e tij të verdhë, përpara se ta “pështynte”. Dell, i cili ishte vetëm pak metra larg, regjistroi skenën në kamera dhe u përpoq të qetësonte djalin e tij.

"Qetësohu, qetësohu,”- dëgjohet duke thënë ai në video, teksa Adriani lirohet nga goja e balenës.

MOMENTI ME VIDEO:

"Mendova se vdiqa. Mendova se më kishte ngrënë, se më kishte gëlltitur,"-tha Adrian për "Associated Press" duke përshkruar terrorin që përjetoi në ato sekonda.

Pavarësisht përvojës së tmerrshme, Dell (i ati) filmoi të gjithë skenën duke e qetësuar djalin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB