Video

Java politike në Shqipëri: Bastet, nafta dhe përplasje të forta në PD

Gjatë kësaj jave Qeveria mori disa vendime të rëndësishme: hapjen e basteve online, ku numri i lincensave nuk do e kalojë numrin 10.

Loreta Koleci
Java politike në Shqipëri: Bastet, nafta dhe përplasje të
Foto ilustruese

TIRANË- Java e fundit e marsit në Shqipëri u shoqërua me zhvillime të rëndësishme politike. Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me ministrat për të analizuar punën dhe prioritetet, ndërsa u raportua edhe nga Ministria e Drejtësisë. Ai u takua gjithashtu me Taulant Balla. Ky takimi erdhi pasi Balla dha lajmin se tashmë PS ka gati draftin e ri të ligjit për referendumet në vendin tonë.

Gjatë kësaj jave Qeveria mori disa vendime të rëndësishme: hapjen e basteve online, ku numri i lincensave nuk do e kalojë numrin 10.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shpalljen e disa zonave malore si prioritare për zhvillim në kaudër të Paketës së Maleve dhe krijimin e Komisionit të Çmimeve të Barnave për më shumë transparencë. Nga ngitja e Bordit të Transparencës javën që lamë pas, u vendos që çmimi i naftës me pakicë të mos kalojë 203 lekë/litër, pas rritjeve nga situata ndërkombëtare në Lindjen e Mesme.
Në fundjavë, Rama mblodhi qeverinë dhe grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave për të diskutuar strategjinë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa nga kampi blu pati përplasje dhe zhvillime të reja.

Debati në PD është ndezur pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, për shkelje etike siç deklaron PD në vendimin zyrtar. Vendimi u kritikua si “skandaloz” nga Ndrec Pjetri, kandidati më I votuar democrat në listën e hapur në Durrës ndërsa Sali Berisha i akuzoi ata se kanë bashkëpunuar me PS gjatë zgjedhjeve të fundit.

Debati është thelluar edhe mes Berishës dhe Ervin Salianji, pas deklaratatës së Jorida Tabakut, e cila u shpreh se PD nuk ka luskin të humbasë askënd dhe se nuk ka një vëndim partie për përjashtimin e ish-deputetit. Pas kësaj deklarate Berisha tha se Salianji është vetëpërjashtuar dhe e akuzoi për lidhje kriminale, ndërsa Salianji e mohoi dhe tha se largimi i tij i shërben Berishës nga frika që ka për zgjedhjet e 23 majit. Përplasjet vijnë para zgjedhjeve për kreun e PD më 23 maj, ku të dy pritet të garojnë për këtë post./ZËRI

Poll

MOS HUMB