
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Ksamil, ku një turist portugez, vetëm 21 vjeç u rrah për vdekje e më pas u qëllua me thikë nga truproja i resortit Principotes, sot janë publikuar të tjera të dhëna. Në dokumentet e publikuara nga ZËRI ndërtesa dhe resorti 'Principote' rezuton të jetë ndërtuar pa leje dhe në pronë private. Vetë pronarët që pretendojnë se janë trashëgimtarë kanë kallëzuar çështjen në Prokurori por ende nuk ka asnjë gjë. Ndërkohë një tjetër informacion për lidhjet e pronarit të resortit Principotes ka dalë në dritë. Bëhet fjalë për një fotografi të drejtorit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Endri Haxhiu, i njohur si një nga njerëzit më të ngushtë të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe. Se çfarë kërkon një zyrtar i shtetit shqiptar me një personazh që "Le Parisien" e cilëson si lord kokaine, kjo është e paqartë. Përgjigjen duhet ta japë Endri Haxhiu. A ka një konflikt interesi?
/ZËRI