SPANJË- Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë zyrtarisht të fejuar! Lajmin e bukur e dha vetë modelja përmes një postimi në Instagram të hënën. Në foto, Georgina tregon një unazë gjigante diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa dora e Ronaldos shihet poshtë saj në një gjest plot dashuri.
Me një mesazh romantik, ajo shkroi: Po, pranoj. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.
Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, dhe Georgina Rodríguez, 31 vjeçe, e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2017, kur u takuan për herë të parë në një dyqan të Gucci-t ku ajo punonte. Që atëherë, dyshja janë bërë një nga çiftet më të dashur dhe më të përfolur në arenën ndërkombëtare./ZËRI