Video

Sfida që po çmend rrjetin, a po rrezikojmë shëndetin duke pozuar si Nicki Minaj?

Kjo sfidë në TikTok është provuar mbi 115.000 herë me hashtag-un #nickiminajchallange.

l.k

Sfida që po çmend rrjetin, a po rrezikojmë shëndetin duke

TIRANË- Pozo si Nicki Minaj! Mbi tavolinën e punës, në spital, në kuzhinë, në banak, madje dhe duke i dhënë gji fëmijës! Shumë persona e kanë kaluar imagjinatën tonë dhe të Nicki Minaj për trendin e ri.

Sfida që po çmend rrjetin, a po rrezikojmë shëndetin duke pozuar si Nicki Minaj?

Të gjithë e keni parë trendin e ri në TikTok, e njohur ndryshe si sfida e Nicki Minaj. Kjo sfidë në TikTok është provuar mbi 115.000 herë me hashtag-un #nickiminajchallange.

Po çfarë sfide është kjo dhe si u bë trend? E shikojmë tani!

Mos mendoni që do ta provojmë!

Trendi është frymëzuar nga poza e famshme e artistes në videoklipin "High School" të vitit 2013.

Në prill, një përdorues i TikTok postoi një video duke u përpjekur të imitonte këngëtaren, e që atëherë të tjerët ndoqën këtë sfidë.

Tani, trendi ka evoluar përtej pozës origjinale të Minaj. Përdoruesit e kanë çuar sfidën në një tjetër dimesion, duke përdorur sa më shumë objekte dhe duke veshur një palë taka të larta.

Por a është e sigurtë kjo sfidë?

Disa ia kanë dalë me sukses, disa të tjerë jo! Pas provës për të mbajtur balancën mbi objekte të caktuara, shumë persona kanë humbur balancën dhe janë rrëzuar duke marrë dhe dëmtime serioze.

Rasti i vëçantë është ai i Influenceres ruse Mariana, e cila duke provuar të mbajë balancat u rrëzua dhe mori dëmtime serioze në shtyllën kurrizore.

Disa e rekomandojnë këtë sfidë, ndërsa disa të tjerë kanë thjesht një përgjigje “Nuk do e provoj kurrë”.

Për ata që duan të bashkohen në këtë trend, mirë është të bëni kujdes dhe të mos përdorni objekte që nuk qendrojnë.

Një sfidë e tillë kërkon risi përfshirje personaliteti për ta bërë sa më interesante dhe funny këtë trend./ZËRI/

Poll

MOS HUMB