Video

Publikoi librin “I dashur ti je trap”, Neda Balluku: Jo të gjithë burrat janë njësoj

Në një rrëfim eksluziv për ZËRIN gjatë prezantimit të romanit të saj në Panairin e Librit, ajo tregon më shumë rreth mesazhit të librit, takimeve me lexuesit dhe perceptimeve të saj mbi Panairin e këtij viti.

Loreta Koleci
Publikoi librin “I dashur ti je trap”, Neda Balluku: Jo të
neda balluku

TIRANË- Libri i fundit i Neda Ballukut, “I dashur, ti je trap”, ka shkaktuar diskutime dhe polemika të shumta për jetën e saj personale dhe divorcin nga Ogren Balluku. Në një rrëfim eksluziv për ZËRIN gjatë prezantimit të romanit të saj në Panairin e Librit, ajo tregon më shumë rreth mesazhit të librit, takimeve me lexuesit dhe perceptimeve të saj mbi Panairin e këtij viti.

“I dashur, ti je trap”, një rrëfim që ka ngjallur polemika dhe diskutime të shumta që lidhen edhe me jetën tuaj personale. Përtej zhurmës së shkaktuar, çfarë do donit që lexuesit të kuptonin në rrëfimin tuaj?

“Unë e kam konceptuar si një udhëtim në përpjekje për të prekur të gjitha dinamikat që një çift modern i mijë vjeçarit të ri mund të ketë, por pa anashkaluar dhe zbulimin që secili nga ne mund të bëjë për veten e vet, në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë, në variantin e tij më të mirë dhe si rrjedhojë të krijojë dhe një marrëdhënie më të mirë.”- u shpreh Balluku.

Duke qenë se gjatë kësaj dite keni takuar lexues që janë të interesuar për librin, cila është fjalia që ju ka ngelur në mendje për “I dashur, ti je trap”?

“Mua më ka mbetur më shumë se sa një fjali në mendje. Më ka bërë shumë përshtypje që ishte diçka që unë nuk e prisja: për librin kanë ardhur çifte dhe e kanë blerë së bashku. Më ka pëlqyer shumë sportiviteti i shumë djemve dhe burrave që merrnin librin, e paguanin dhe më thonin që do ta lexojmë të dy për ta diskutuar. Ishte një gjë që më emocionoi shumë dhe më bëri të kuptoj. Një fjali që shpesh mund ta gjejmë në libër është se mbase burrat janë të gjithë njësoj, dhe më duhet ta rimendoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve në panair kuptova që jo, burrat nuk janë të gjithë njësoj dhe kjo ishte një lloj prove.”- rrëfeu Neda.

Nëse Panairi këtë vit do të ishte një libër, cili libër do të ishte dhe cili zhanër?

“Për mua panairi duhet të jetë gjithmonë ai libër që është i guximshëm dhe që nuk vendos të jetë një seri e disa gjërave të botuara më parë. Nëse unë ia dal që të vendos një gur kilometrik në guximin dhe lirinë e të shprehurit, për mua misioni është i kryer dhe panairi për mua do të ishte ky.”- përfundon rrëfimin e saj për ZËRIN.

Poll

MOS HUMB