TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pezullimi i Ballukut do të çohet në Kushtetuese, dhe menjëherë pas kësaj deklarate, nuk vonoi shumë dhe qeveria i është drejtuar Gjyaktës, për një interpretim final, nëse GJKKO ka të drejtë të pezullojë një anëtar qeverie nga detyra. Në shkresë kryeministria argumenton se është krijuar një konflikt kompetencash midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar. Qeveria kërkon nga Kushtetuesja të shfuqizohet vendimi i GJKKO, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut. Deri në një vendim nga Gjykata Kushtetuese, Rama deklaroi se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë.
/ZËRI