TIRANË-Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria pas një takimi 7 orësh me zv.kryeministren Belinda Balluku. Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhej prej orës 12:15 në godinën e Kryeministrisë në një takim me Ramën, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. 7 orë takim por ende nuk ka një reagim nga kreu i qeverisë, nëse ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri. Takimit Rama-Balluku iu bashkua edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Prokuroria e Posaçme me anë të një njoftimi zyrtar ka zbardhur akuzat dhe rolin e Belinda Ballukut për shkeljet në dy tenderët me vlerë 210 mln euro për Tunelin e Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Balluku dhe vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderët.
/ZËRI