Video

'Rama 4' nis punën: Inteligjencë artificiale në çdo Ministri

Kryeministri ka deklaruar se Ministri 'jo njeri' nëpër qeveri do jetë një normalitet.

F.I
'Rama 4' nis punën: Inteligjencë artificiale në
Edi Rama dhe ministrat

TIRANË-Qeveria ka filluar punën pas betimit në Presidencë. Futja e Inteligjencës Artificiale në të gjitha Ministritë dhe institucionet, duket se është një nga prioritetet e qeverisë Rama 4. Kryeministri ka deklaruar se Ministri 'jo njeri' nëpër qeveri do jetë një normalitet. Prezantimi i Albana Koçiut si Ministre e Brendshme, zyrtarizoi nisjen e mandatit të katërt. Në fjalën e tij, kryeministri paralajmëroi reformë në prefektura dhe i konsideroi fole që shpërndajnë rrogat. Në mbledhjen e parë Rama ka deklaruar se i gjithë vendi do të mbulohet me kamera sigurie, nga rrugët deri brenda klasave të shkollave. Në prezantimin e ministers së re të Shëndetësisë, Evis Sala, Rama u shpreh se prioritet do të jetë futja e Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Objektiv kryesor është edhe rimbursimi i ilaçeve për pacientët me kancer. Në drejtësi, ministri i ri Besfort Lamallari renditi përmbylljen e Kodit të ri Penal dhe Civil, si disa nga prioritetet e tij, duke mos lënë mënjanë as Inteligjencën Artificiale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB