Video

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Avokati i tij deklaron se nuk ekziston asnjë provë që e lidh Hajrin me ngjarjet kriminale, duke argumentuar se ai ka qenë në burg në Holandë në kohën kur u humb droga dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me rrëmbyesit.

zh.ll
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg
Altin Hajri dhe Jani Prenga

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020. Aktualisht Hajri ndodhet në arrati, ndërsa ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij. Sipas mbrojtjes, Hajri nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje. Avokati i tij deklaron se nuk ekziston asnjë provë që e lidh Hajrin me ngjarjet kriminale, duke argumentuar se ai ka qenë në burg në Holandë në kohën kur u humb droga dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me rrëmbyesit. Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për pafajësi, GJKKO e ka gjetur fajtor dhe ka pranuar kërkesën e prokurorëve për të vendosur dënimin më maksimal që parashikon ligji. Altin Hajri është shpallur fajtor për veprat penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës", “Grup i strukturuar kriminal", të gjitha të kryera në bashkëpunim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB