Video

Tërhiqet jashtë vendit për rrezik toksine, Kendamil vijon të shitet në Shqipëri

Agjencia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit ka konfirmuar se produkti Kendamil është tërhequr nga tregu në Kanada për shkak të mundësisë së kontaminimit me cereulide, një toksinë që lidhet me helmimin ushqimor.

zh.ll
Tërhiqet jashtë vendit për rrezik toksine, Kendamil vijon të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Qumështi formulë për foshnjat Kendamil që gjendet në farmacitë e vendit tonë është shndërruar në një shqetësim pas një njoftimi të autoriteteve kanadeze për tërheqjen e tij nga tregu për shkak të pranisë së një toksine të quajtur cereulide. Agjencia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit ka konfirmuar se produkti Kendamil është tërhequr nga tregu në Kanada për shkak të mundësisë së kontaminimit me cereulide, një toksinë që lidhet me helmimin ushqimor. Kjo toksinë është shumë rezistente ndaj nxehtësisë dhe mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe simptoma të tjera te foshnjat. Autoritetet kanadeze kanë kërkuar që produkti të mos konsumohet, të mos shitet apo shpërndahet më tej. Megjithatë, duket se lajmi nuk ka shqetësuar ende farmacitë në Shqipëri, të cilat vazhdojnë ta shesin produktin pa njoftime publike për rrezikun e identifikuar. ZËRI kontaktoi disa farmaci në kryeqytet; nga ato që u përgjigjën si Farmaci Ditë e Natë dhe Farmaci City e disponojnë dhe e shesin pa paralajmërim për për konsumatorët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB