TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot ka adresuar mungesën e një ligji për referendumet në Shqipëri. Balla u shpreh se janë hedhur hapat për të miratuar këtë ligj në mungesë dhe tashmë një draft është gati. Kreu i grupit parlamentar u shpreh se procesi do të jetë i gjatë dhe drafti do të kalojë fillimisht për konsultim disa tryeza të mëdha me juristë e anëtarë nga shoqëria civile. Balla shtoi se është e rëndësishme që shqyrtimi i procesit nga Gjykata Kushtetuese të mos kërkojë më shumë se 3 muaj kohë. Socilaist shtoi se opozita “është e mirëpritur të kontribuojë, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare të vendit.” Por, nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur kundër ligjit për referendumet dhe deklaroi se do të votojë kundër draftit të PS. Për herë të fundit shqiptarët votuan në një referendum për miratimin e Kushtetutës në vitin 1998 ndërkohë që deri më sot, në vendin tonë nuk janë zhvilluar referendume lokale.
/ZËRI