TIRANË- Strukturat akomoduese në vendin tonë shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar në muajin gusht. Sipas INSTAT, atatistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të huajt që e vizituan Shqipërinë në muajin gusht preferuan më shumë rajonin Qendër ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani me një shifër prej 238 mijë dhe më pak Rajonin Veri dhe atë Jug. Sipas të dhënave të INSTAT, vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6%. Gjithashtu, netqëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%. Sipas INSTAT në gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova (21%), Polonia (12%), Italia (10%. Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7% të vizitorëve, ndërsa 43% e tyre ishin nga vende të tjera.
/ZËRI