Video

Teknologjia në zgjedhje, KQZ: Votat e 9 nëntorit do të numërohen me AI

Kryekomisioneri thekson se ky projekt do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësoje mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave. 

zh.ll
Teknologjia në zgjedhje, KQZ: Votat e 9 nëntorit do të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në konferencën me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi bëri me dije se për herë të parë, KQZ do të aplikojë numërimin e votave në zgjedhjet e pjessshme me AI. Kryekomisioneri thekson se ky projekt do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësoje mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave. Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Nga këto zgjedhje përjashtohet Bashkia e Tiranës pasi dekreti i Presidentit Bajram Begaj është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Zgjedhjet në kryeqytet do të mbahen pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin që Erion Veliaj ka bërë ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB