kamber sulçaj-Edoardo Sarchi
TIRANË- Kamber Sulçaj autori i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchit është vetëdorëzuar në Policinë e Gjirokastrës. Sulçaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Autori është dorëzuar bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin, ndërsa nuk ka pranuar të japë deklarime për Policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 27 shtatorit, një sherr banal për dritat e gjata të makinës çoi në vrasjen e 44 vjeçarit italian.
/ZËRI
Poll