Video

Shembja e gardhit/ Luan Leka i Kakomesë: Banorët na kanë dëmtuar, kemi leje ndërtimi 

Në një deklaratë publike, kompania e cilëson ngjarjen si një akt dhune ndaj pronës private dhe mohon pretendimet se qytetarëve u është bllokuar aksesi në plazh.

zh.ll
Shembja e gardhit/ Luan Leka i Kakomesë: Banorët na kanë
foto ilustrim: protesta-luan leka-reagimi

TIRANË- Kompania “Riviera Kakome”, në pronësi të biznesmenit Luan Leka, ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës dhe Shën Vasilit dëmtuan rrethimin e një prone private, të cilën ata pretendojnë se u përket. Në një deklaratë publike, kompania e cilëson ngjarjen si një akt dhune ndaj pronës private dhe mohon pretendimet se qytetarëve u është bllokuar aksesi në plazh. Sipas saj, kufizimi lidhet vetëm me truallin e rrethuar me leje ndërtimi, ndërsa rruga drejt detit mbetet e lirë dhe e aksesueshme. “Riviera Kakome” thekson se prona është blerë nga shteti përmes procedurave ligjore dhe se rrethimi është ndërtuar me leje të institucioneve kompetente. Kompania shton se ka nisur mbledhjen e provave për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës. Në deklaratë hidhen poshtë edhe pretendimet se banorët e Nivicës janë pronarë të tokës në Kakome, duke theksuar se pretendimi i tyre është rrëzuar si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. Të dielën e 21 qershorit, ashtu siç ishte paralajmëruar, banorë të Nivicës, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë protestuan në Kakome. Protesta nisi me shembjen e rrethimin që ndalonte hyrjen drejt plazhit, ku sipas pretendimeve të banorëve, rrethimi i vendosur prej 22 vitesh, nuk i lejonte të shkonin në tokat e tyre dhe pushuesit vendas dhe të huaj të bënin plazh.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB