TIRANË- Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh njoftohet me shpallje publike nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Mësohet se shkak për shpalljen e njoftimit të biznesmenit është bërë mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen. Teqja aktualisht është në një proces gjyqësor me disa aksionerë të tjerë dhe mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar Gjykatën e Tiranës të bëjë shpallje publike. Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k, i cili pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e efekteve të vendimeve të marra, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 13 shkurt 2026, në orën 13.00, ku pritet që Dionis Teqja të paraqitet ose të përfaqësohet ligjërisht.
/ZËRI