TIRANË-Administrata Tatimore ka zbuluar 4,041 ton mish të padeklaruar dhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura dhe ka kallëzuar penalisht një subjekt të madh tregtar. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për kompaninë "Kazazi Shpk". Përmes një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se pas verifikimeve është konstatuar shkelje serioze e legjislacionit tatimor në fuqi, duke kryer evazion fiskal. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro, ndërsa rasti është përcjellë për ndjekje pranë Prokurorisë së Tiranës.
/ZËRI