Video

Shpërthen në lot! Roberto Saviano fiton gjyqin me mafian: Më kanë vjedhur jetën!

Edhe pse kishte marrë "fitore" në Shkallën e Parë, Saviano e priti me lot në sy vendimin, ndërsa e quajti vendimin një fitore për lirinë e shtypit dhe gazetarinë e ndershme që përballet me mafian.

k.m.
Shpërthen në lot! Roberto Saviano fiton gjyqin me mafian: Më
Roberto Saviano

ROMË- Gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano fitoi gjyqin ndaj 'mafia'. Gjykata e Apelit në Romë ka konfirmuar dënimet për kërcënimet mafioze ndaj shkrimtarit Roberto Saviano dhe gazetares Rosaria Capacchione, të bëra nga bosi i Camorrës, Francesco Bidognetti dhe avokati i tij Michele Santonastaso gjatë procesit “Spartacus” në vitin 2008. Bidognetti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa Santonastaso me 1 vit e 2 muaj burg. Edhe pse kishte marrë "fitore" në Shkallën e Parë, Saviano e priti me lot në sy vendimin, ndërsa e quajti vendimin një fitore për lirinë e shtypit dhe gazetarinë e ndershme që përballet me mafian.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Më kanë vjedhur jetën. Kam jetuar nën mbrojtje për 18 vjet. Nuk ka qenë jetë, por mbijetesë,"-tha Saviano pas dhënies së vendimit, pasi ka qenë nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2006 për shkak të kërcënimeve nga klani "Casalesi".

Dënimet lidhen me një mesazh që Santonastaso lexoi në gjykatë në vitin 2008, gjatë një gjyqi tjetër, në emër të Bidognetti-t dhe një shefi tjetër të Camorra-s. 13 marsin e 2008, kur, gjatë argumenteve përmbyllëse të mbrojtjes në apelin e gjyqit "Spartacus", i cili përfshinte mbi 115 anëtarë të Camorra-s në Napoli, avokati i Francesco Bidognetti-t, Michele Santonastaso, paraqiti dhe lexoi në gjykatë një dokument që sfidonte gjyqtarët.

Ai përmendi presionin e dyshuar të medias që ata të vepronin dhe dënonin të akuzuarit. Konkretisht, presioni i atribuohej romanit më të shitur të Savianos, "Gomorrah", i cili, sipas mbrojtjes, kishte ndikuar në punën e gjyqtarëve. Rosaria Capacchione, nga ana tjetër, një gazetare për gazetën "Mattino di Napoli" në atë kohë, u akuzua se kishte mbështetur punën e prokurorit të çështjes "Spartacus" me artikujt që ajo kishte publikuar. Dokumenti i Santonastaso-s shkaktoi zemërim midis politikanëve dhe medias, pasi referencat personale ishin konsideruar kërcënime serioze dhe jo shprehje e një të drejte të vërtetë mbrojtjeje.

Por shumë kohë para gjyqit, Saviano ka qenë në vëmendje të mafias. Që nga viti 2006 ai ka jetuar duke u shoqëruar nga Policia. Suksesi i librit "Gomorrah", e shndërroi Savianon në një figurë publike, por edhe në një armik për klanin e pamëshirshëm të Kamorrës së Bidognettit, Casalesi-t./ZËRI

Poll

MOS HUMB