Video

SKANDAL! “Frigo ALBA” fut në Shqipëri mbi 4 ton fileto derri me salmonelë!

Por ndërkohë që AKU jep dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë, AKM njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë.

F.m
SKANDAL! “Frigo ALBA” fut në Shqipëri mbi 4 ton fileto
Foto Ilustruese

TIRANË- Skandali me mishin me salmonelë vijon të thellohet. Në Shqipëri ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmonelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. OraNews bën me dije se AKU po tenton të fshehë destinacionin final të mishit me salmonelë.

Në një përgjigje nga ky institucion, bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill, AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar. Por ndërkohë që AKU jep dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë, AKM njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë. Inspektorët e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për këtë procedurë dhe zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. A mund të ketë përfunduar në treg ky lloj mishi? Ky nuk është një rast i veçuar, pasi vetëm së fundmi, 17 fëmijë që frekuentonin kopështin nr.1 publik në Gramsh, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. Ndërsa dy muaj më parë, u zbulua një tjetër skandal me mishin e pulës me salmonelë, pasi rreth 20 ton mish pule rezultoi të ishte futur në vendin tonë, 15 prej të cilave janë konsumuar. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe 'AMG FOOD'.  

Poll

MOS HUMB