Video

SPAK 'godet' 77 mln lekë pasuri të lidhura me 'Çopjat' e Elbasanit

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se pasuritë e sekuestruara janë në emër të Albin Çelës, vëllai i Ervis Çelës dhe kunati i tyre Franci Canaj.

F.I
SPAK 'godet' 77 mln lekë pasuri të lidhura me
Hajdar dhe franc copja-franci canaj

TIRANË- SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë të lidhura me grupin kriminal të Çopjave në Elbasan. Bëhet fjalë për pasuri që përfshijnë një tokë arë në Sharrë të Tiranës, një shoqëri tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë, si dhe 25 automjete, konkretisht 24 automjete të markës Volkswagen, si dhe një automjet Toyota, në pronësi të kompanisë “Check Company". Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se pasuritë e sekuestruara janë në emër të Albin Çelës, vëllai i Ervis Çelës dhe kunati i tyre Franci Canaj. Ky i fundit i dyshuar si i përfshirë në rrjetet e narkotrafikut me vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, është pronari i "Check Company" që ofron: Shërbim Taksi, Hoteleri, Marrje dhe dhenie makinash me qira, bare dhe resorante. Ndërkohë vëllezërit Çela, dolën edhe në dosjen e grupit të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB