TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama. Mbledhja u drejtua nga Taulant Balla, kryetari i ri i grupit. Në krye të 7 komisioneve të përhershme parlamentare, dhe 2 komisionet e posaçme, Rama ka vendosur emra të rëndësishëm që më herët kanë mbajtur dhe poste ministrore. Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin e Ligjeve dhe Administratën Publike
Igli Hasani, Komisionin e Politikës së Jashtme
Blendi Klosi, Komisionin parlamentare për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Milva Ekonomi, Komisionin e Ekonomisë
Bledi Çuçi, Komisionin e SigurisëAnila Denaj, Komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm
Damiani Gjiknuri, Komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore
Fatmir Xhafaj, Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale
Ndërsa socialistët kanë tashmë emrat e tyre, opozita e cila do të drejtojë 4 komisione parlamentare, nuk ka paraqitur ende kandidaturat e saj, ndërsa nuk dihet nëse do të bojkotojë këto komisione, sa kohë që nuk ishte dakord me reformimin e tyre.
/ZËRI