TIRANË-Publikimi i fotove të biznesmenit Ergys Agasi, pas arrestimit më 26 gusht ka hapur një hetim nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Lidhur me rastin dy efektivë të focave 'Shqiponja' janë pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive. Pas arrestimit të biznesmenit në zonën e Plepave në Durrës, një foto e Agasit me pranga në duar brenda makinës së policisë, u u publikua. Më pas edhe një tjetër foto e Agasit brenda ambienteve të Policisë së Tiranës, ku u dërgua për ekzekutimin e masës së sigurisë qarkulloi në rrjete e media. Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.
/ZËRI