TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës. Me vendimin e fundit Veliaj rikthehet në detyrë edhe pse me pranga dhe zgjedhjet anulohen. Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. Konkretisht Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyeton se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.
/ZËRI