Video

Taulant Toma, 'mjeshtri' i arratisjeve nga burgjet

I dënuari shqiptar mund të konsiderohet një ‘mjeshtër’ i arratisjeve, pasi kjo e së dielës është hera e katërt që ai ia del të largohet nga burgje të ndryshme.

zh.ll
Taulant Toma, 'mjeshtri' i arratisjeve nga burgjet
Taulant Toma

TIRANË- Mediat italiane kanë publikuar foto dhe detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma, nga burgu i sigurisë së lartë në Milano. I dënuari shqiptar mund të konsiderohet një ‘mjeshtër’ i arratisjeve, pasi kjo e së dielës është hera e katërt që ai ia del të largohet nga burgje të ndryshme. Hetuesit po analizojnë telekamerat e sigurisë për të kuptuar mënyrën dhe oraret e arratisjes, si dhe për të kuptuar se si ai arriti të kalojë murin rrethues, i cili është rreth gjashtë metra i lartë. Toma u arratis për herë të parë në vitin 2009 nga burgu i Sabbione, gjatë një ndeshjeje futbolli brenda qelisë. Më pas, ai u arratis edhe dy herë të tjera në vitin 2013: në shkurt nga burgu i Parma-s së bashku me një bashkëkombës dhe më pas u arrestua në Belgjikë në shtator, vetëm që të arratisej sërish nga burgu i Lantin afër Liège në dhjetor të po atij viti. Sa i përket dënimit, mediat raportojnë se ai është dënuar për periudha të gjata burgimi, duke përfshirë krime të rënda, dhe se dënimi i tij i mbaronte në 2048.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB