Video

8 Dhjetori: Nga revolucioni studentor në emigracionin e rinisë

Prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të studentëve të dhjetorit dhe gjithë rinisë shqiptare.

Loreta Koleci
8 Dhjetori: Nga revolucioni studentor në emigracionin e rinisë
foto ilustruese

TIRANË- 8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, një përkujtim i lëvizjes studentore të vitit 1990, protestave paqësore që çuan në rënien e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në vend. Prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të studentëve të dhjetorit dhe gjithë rinisë shqiptare.

Në këtë ditë të rëndësishme vëmendja duhet të kthehet te gjendja e sotme e rinisë: sa janë, çfarë u ofrohet, dhe ku po shkojnë.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2024 mosha 15-29 vjeç përbënin 405 mijë vetë, një rënie drastike krahasuar me dekadat e mëparshme, për shkak të emigracionit masiv dhe lindshmërisë së ulët.

Kjo tkurrje nuk është vetëm statistikë: ajo përkthehet në më pak nxënës dhe studentë, në shkolla dhe universitete. Sistemi arsimor dhe struktura e tregut janë në disbalancë: shumë prej të rinjve që diplomohen mbeten jashtë tregut të punës, ose detyrohen të punojnë jashtë profilit të tyre.

Në vitin 2024 sipas INSTAT të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 22,2 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grupmoshë 44,9 % e të rinjve janë të papunë.
Struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët (36,1 %). Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë, të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme, është 4,2 %.

Emigrimi i të rinjve është bërë realiteti më i zakonshëm për Shqipërinë. Shumë prej atyre që mbarojnë arsimin e lartë, ose sidomos ata që kanë studiuar në shkolla profesionale, zgjedhin të largohen drejt vendeve të BE-së për paga më të larta, kushte më të mira dhe jetë më të sigurtë.

Ky 8 Dhjetor na rikthen në vëmendje një realitet që kërkon përgjigje konkrete: një shoqëri më përfshirëse, më e drejtë dhe me më shumë mundësi për brezin e ri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB