Video

Çfarë ndodhi këtë javë? Debate për Avokatin e Popullit dhe Lëvizjet e brendshme në PD

Në Partinë Demokratike ka pasur lëvizje të tjera që kanë shkaktuar debate të brendshme.

Loreta Koleci
Çfarë ndodhi këtë javë? Debate për Avokatin e
Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë kësaj jave, fokusi politik ka qenë tek zgjedhja e Avokatit të Popullit. Partia Demokratike propozoi një formulë të re, sipas së cilës deputetët demokratë do të sugjeronin gjashtë kandidatura, ndërsa Partia Socialiste do të zgjidhte tre prej tyre.

Megjithatë, socialistët e refuzuan këtë propozim, duke theksuar se, sipas tyre, duhet të kalojnë të gjithë kandidatët që kanë siguruar më shumë se 28 firma mbështetje, dhe jo vetëm një, siç sugjeronte PD. Ndër kandidatët që përmenden për këtë post janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja dhe Endri Shabani, megjithëse ky i fundit pritet të tërhiqet pasi PD nuk e mbështet më.

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres, një çështje që ka hapur debate të shumta politike dhe juridike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në Partinë Demokratike ka pasur lëvizje të tjera që kanë shkaktuar debate të brendshme. Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe ka kërkuar një riorientim të PD-së drejt një angazhimi më aktiv me bazën. Sali Berisha e ka kundërshtuar këtë lëvizje, duke thënë se Salianji po ndjek një axhendë personale. Nga ana tjetër, Salianji ka pohuar se në takimin e zhvilluar në Durrës morën pjesë rreth 500 vetë, përfshirë drejtues lokalë të PD-së, duke kundërshtuar deklaratat e Berishës.

Një tjetër zhvillim ka qenë zgjerimi i protestave të Partisë Demokratike, të cilat nuk janë kufizuar më vetëm para Kryeministrisë, por janë shtrirë edhe në qytete të tjera si Durrësi. Atje, si Sali Berisha ashtu edhe Ervin Salianji kanë takuar qytetarë për të diskutuar situatën politike dhe ekonomike të vendit.

Paralelisht me këto ngjarje, PD ka nisur analizën e brendshme të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Qëllimi është identifikimi i problemeve dhe faktorëve që ndikuan në rezultatin zgjedhor, përmes shqyrtimit të çdo qendre votimi dhe të performancës së kandidatëve për deputetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB