TIRANË- Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë të Durrësit më 22 tetor është arrestuar. Gjatë arrestimit 21-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë zjarri. Pepa prej rreth një muaji ishte shpallur në kërkim, ndërsa në lidhje me ngjarjen në pranga u vendosën edhe 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, por u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Gjithçka nisi për ekspresin e fikur të kafes ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.
/ZËRI