Video

Vrasje dhe atentate, arrestohet Aldo Avdylaj

Avdylaj ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK ku u godit grupi i 'Rrumit të Shijakut' dhe fisi Avdylaj.

F.I
Vrasje dhe atentate, arrestohet Aldo Avdylaj
Aldo (Elidon) Avdylaj

TIRANË- Aldo (Elidon) Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj është arrestuar në Tiranë. 37-vjeçari i akuzuar si organizatori i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës, ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Avdylaj ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK ku u godit grupi i 'Rrumit të Shijakut' dhe fisi Avdylaj. Aleksandër Laho, i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylajt që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Plarent Dervishajn, Lulzim Berishën dhe Edmond Koçin, i njohur si 'Mond Çekiçi'. Aldo Avdylaj akuzohet nga SPAK, edhe për përfshirjen në vrasjen e mbetur në tentative ndaj Durim Bamit, porositur nga Ervis Martinaj dhe ish-deputeti Arben Ndoka.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB