Video

Zgjedhjet lokale të 9 nëntorit/ KQZ: 'Gara' starton më 1 nëntor!

Partitë politike që synojnë të marrin pjesë në garë duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore deri më 14 tetor, që është afati i fundit ligjor, sipas njoftimit të KQZ-së. 

zh.ll
Zgjedhjet lokale të 9 nëntorit/ KQZ: 'Gara' starton më
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se fushata zgjedhore në 5 bashkitë pa kryetar, do të fillojë më datë 1 nëntor. Gara do të zhvillohet për 5 Bashki të vendit, Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën, ndërsa Tirana do të duhet të presë Gjykatën Kushtetuese, e cila do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor. Sipas njoftimit të KQZ, kandidatët e partive për postin e kryetarit të bashkisë duhet të raportojnë të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 25 tetor deri më datë 9 nëntor. Partitë politike që synojnë të marrin pjesë në garë duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore deri më 14 tetor, që është afati i fundit ligjor, sipas njoftimit të KQZ-së. Deri më tani, Partia Socialiste, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Shqipëria Bëhet janë tre subjektet politike që kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim pranë KQZ-së. Ndërkohë, Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për regjistrimin e anëtarëve të saj në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

/ZËRI

Poll

MOS HUMB