Video

Atentat në Shkodër, shënjestra vëllezërit Kajoshi

Shënjestra e atentatit ishte Arlind Kajoshin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një nga personat që dhunoi Vladimir Bruçin.

Redaksia Zëri
Atentat në Shkodër, shënjestra vëllezërit Kajoshi
Vëllezërit Kajoshi

SHKODËR- Një tjetër atentat ka tronditur Shkodrën! Në mesditë, 4 plumba u qëlluan ndaj një Range Roveri në lagjen "Partizani" në Shkodër. Shënjestra e atentatit ishte Arlind Kajoshin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një nga personat që dhunoi Vladimir Bruçin.

Por në makinë ishte i vëllai i tij i vogël, boksieri Arjon Kaloshi, i cili qarkullonte me mjetin në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit. Ngjarja mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arlind Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Bruçin. Djali i 62-vjeçarit, Alban Bruçi është identifikuar si autori i atentatit të ndodhur ditën e sotme./ZËRI

Poll

MOS HUMB