Video

113 vite pavarësi! 28 Nëntori e "vesh" Shqipërinë kuq e zi

Ceremonia u zhvillua në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Më 28 nëntor 1912, 113 vjet më parë, u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë.

zh.ll
113 vite pavarësi! 28 Nëntori e "vesh"
kreret e shtetit

TIRANË- Krah njëri-tjetrit, nën tingujt e himnit kombëtar, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës Bajram Begaj Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Më 28 nëntor 1912, 113 vjet më parë, u shpall pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Këtë moment historik e kanë nderuar me urime vende e figura politike nga e gjithë bota. Nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe presidenti amerikan Donald Trump, urimet e të cilit përcjellë përmes Presidentit Begaj, i cili në rrjete sociale ka falenderuar SHBA-të. Ndërkohë, nga Tirana, Vlora dhe të gjitha qytetet u 'veshën' sot kuq e zi, me këngë e valle e simbole kombëtare për të kremtuar 113 vjet Pavarësi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB