
DALLAS – Barcelona ka luajtur dje një miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër Club America të Dallasit, sfidë të cilën e humbi me rezultatin 3:2. Xavi guxoi që në këtë miqësore të fusë edhe elementë të rinj dhe u befasua jo pak.
Yamnine Lamal ka dhuruar spektakël në një gol të shënuar, duke kujtuar kohët e arta të Barcelonës, kur për katalanasit lunate Lionel Messi. 16-vjeçari mori një top nga mesi i fushës dhe arriti të triplojë mjaft bukur lojtarët kundërshtarë e në fund të shënojë.
Mediat e huaja shkruajnë se Lamal të jep idenë se mund të jetë “Messi i ri”. Një talent i madh do të duhej së tepërmi Barcelonës, që duket se ka humbur ritmin e sukseseve./ZËRI/