Video

18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Sipas ndryshimeve të propozuara, parkimi dysh do të konsiderohet vepër penale vetëm kur pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve ose policinë, për të cilin parashikohet deri 6 muaj burg. 

zh.ll
18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Parlamenti miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, si dhe një sërë projektligjesh të rëndësishme. Dy ndryshimet më të diskutueshme në legjislacion janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke u dhënë vetëm atyre imunitet nga procedimi penal për këtë vepër. Sipas ndryshimeve të propozuara, parkimi dysh do të konsiderohet vepër penale vetëm kur pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve ose policinë, për të cilin parashikohet deri 6 muaj burg.  Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe disa nisma të tjera ligjore, si akti normativ për buxhetin e vitit 2025, për ligjin e duhanit, ashpërsim i dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarret. Pas miratimit në Kuvend, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjes së detyrimeve për integrimin europian.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB