Video

Vëzhgues në vrasjen e dy vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja

Dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetore 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

F.I
Vëzhgues në vrasjen e dy vëllezërve Bami, ekstradohet nga
Durim Bami, Jozi Kraja dhe Valter Bami

TIRANË-Jozi Ndoj alias Kraja, 37-vjeç i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Në planifikimin e vrasjes për dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më 09 dhjetor 2017, u përfshinë edhe 14 persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe djali i viktimës, Samuel Ndoka. Por pavarësisht mobilizimit të disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, plani për vrasjen e dy vëllezërve ka dështuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB