Video

55-vjeçari mashtron 117 shqiptarë me fotot e një fëmije të sëmurë

Karati kishte hapur një profil fals në rrjetin social në Instagram në të cilin publikonte fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë.

F.m
55-vjeçari mashtron 117 shqiptarë me fotot e një fëmije
Foto ilustruese

TIRANË- Artur Karati, një 55-vjeçar me banim në Përmet u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar 117 persona, të cilëve u ka kërkuar para për një fëmijë të sëmurë. Karati kishte hapur një profil fals në rrjetin social në Instagram në të cilin publikonte fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë dhe kërkonte para me pretendimin se do të ndihmonin të voglin të kurohej. por e gjitha ishte një mashtrim. Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Karatit, të dy banues në Tiranë.

Poll

MOS HUMB