
EKUADOR- Një sasi e madhe kokaine është kapur në Ekuador, e ndarë në 122 pako, disa prej të cilave kishin flamurin shqiptar. Në prangat e Policisë vendase është vendosur 37-vjeçari Jonathan M., i cili ishte personi që transportonte drogën me një kamion. Procedura është kryer në orët e para të së enjtes, më 15 shkurt, kur Agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabos vunë re qëndrimin e dyshimtë të 2 drejtuesve të kamionëve, dhe panë që ata po merrnin udhëzime në celularin e tyre. Teksa Policia bënë thirrje që ata të ndalonin, njëri prej tyre arriti që të arratisej.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën çanta me drogë, me shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare. Gjatë kontrollit në zonë, efektivët arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë.
Droga e sekuestruar do të dërgohej në Evropë, ku vlerësohet me vlerë rreth 7 milionë dollarë./ZËRI