Video

Aeroporti i Mynihut në kaos nga bora

Kaos në aeroportin e Mynihut, avionët të mbuluar nga bora! Anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

E.K
Aeroporti i Mynihut në kaos nga bora
Bora shkakton kaos ne Mynih

GJERMANI- Reshjet e shumta të borës që kanë rënë në 24-orët e fundit në Gjermani kanë sjellë probleme të shumta në aeroportin e Mynihut.

Më shumë se 760 fluturime u anuluan të shtunën, ndërkohë që situata edhe sot mbetet problematike me nisjen e fluturimeve, ndërsa reshjet e borës janë të pranishme edhe në shtetet kufitare si Zvicra dhe Austria.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih. Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të "ndikohet rëndë" deri të hënën.

Policia u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit.

Transmetuesi publik i Bavarisë raportoi të shtunën se ka rënë 45 cm borë në Mynih, shifra më e madhe e dhjetorit që nga 1933.

Poll

MOS HUMB