
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka sulmuar prokurorët e SPAK. Në një rrëfim në Çim Peka Live edhe pse është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj tha se prokurorët që e kanë hetuar ka dyshime se janë të përfshirë në pastrim parash për shkak të vilave ku jetojnë. Sipas tij, një prokuror jeton në një vilë që i është dhënë nga një organizatë fetare, ndërsa një prokuror tjetër ka një vilë si e tija, që u sekuestrua në Gjirin e Lalzit, por që e ka marrë me gjysmën e çmimit. Edhe pse nuk i tha me emra, Ahmetaj nënkuptoi këtu kryeprokurorin Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja.