
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar pretendon se është kërcënuar 3 herë. Në një rrëfim në "Çim Peka Live", Ahmetaj tha se njëherë është kërcënuar përmes telefonit nga burgu dhe dy herët e tjera fizikisht. Ahmetaj shtoi se gjithçka kapi kulmin kur u kërcënua edhe e dashura, e cila ishte në pritje të fëmijës së tyre dhe jetonte tek zona e liqenit. Të treja denoncimet i ka raportuar në autoritetet përkatëse. Gjithashtu Ahmetaj deklaroi se vajza e tij e madhe kaloi në depression kur nisën sulmet kundrejt tij, edhe përmes mediave.
Poll