Video

AKSHI në "kolaps", bllokohen çeljet e trashëgimive

ZËRI kontaktoi me disa noterë që veprojnë në Tiranë, të cilët na informuan se prej kohësh sistemi online i AKSHI-t për certifikatat historike nuk funksionon, njëlloj si me dokumentet e tjera dhe se ata detyrohen të dërgojnë kërkesa me email jashtë sistemit ( SQDNE), drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile ku kërkojnë certifikatat historike të qytetarëve në mënyrë që të vijojnë me çeljet e dëshmive të trashgimisë.

f.g
AKSHI në "kolaps", bllokohen çeljet e trashëgimive
Akshi

TIRANË- Prej vitesh, Autoriteti Kombëtar Shtetëror i Informacionit (AKSHI), ka qenë në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë në mënyrë që noterët të mund të tërhiqnin dokumentet që u duheshin me qëllim ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Një arritje kjo e reklamuar gjerësisht edhe nga qeveria se dokumentet që lëshohen nga zyrat e administratës, do të merreshin edhe nga noterët drejtpërdrejt në sistem. Prej disa javësh, noterë dhe qytetarë kanë kontaktuar me ZËRI-n për të shprehur ankesat e tyre në lidhje me këto shërbime, që në jo pak raste edhe janë bllokuar. ZËRI kontaktoi me disa noterë që veprojnë në Tiranë, të cilët na informuan se prej kohësh sistemi online i AKSHI-t për certifikatat historike nuk funksionon, njëlloj si me dokumentet e tjera dhe se ata detyrohen të dërgojnë kërkesa me email jashtë sistemit ( SQDNE), drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile ku kërkojnë certifikatat historike të qytetarëve në mënyrë që të vijojnë me çeljet e dëshmive të trashgimisë.

 

Poll

MOS HUMB