Video

Aksident miliona dollarësh/Ferrari përplaset me Lamborghinin, vdes çifti zviceran

Aksidenti i shtrenjtë ndodhi në Sardenja, gjatë garës të qyuajtur "Sardinia Supercar Experience"

D.XH
Aksident miliona dollarësh/Ferrari përplaset me Lamborghinin, vdes
Çifti që ndërroi jetë në aksident, Melissa Krautl 63 vjeçe dhe Markus Krautli

SARDENJA – Një aksident miliona dollarësh ka ndodhur në Sardenja në Itali, ku një Ferrari dhe një Lamborghini u përfshinë në incidentin e rëndë, që rezultoi fatal për jetën e një çifti.

Një Ferrari Portofino dhe Lamborghini Huracan u përlasën me njëra-tjetrën, teksa njëri prej mjeteve lukzose po përpiqej të parakalonte një kamper.

Çifti që ndodhej tek ‘Ferrari’, Melissa Krautli, 63 vjeçe dhe Markus Krautli, 67 vjeç, nga Zvicra ndërruan jetë në vend, pasi mjeti ku ata ndodheshin mari flake pas përplasjes.

Në rrjet po qarkullon edhe momenti fatal, kur dy automjetet lukzose përplasen me njëra-tjetrën, pas një parakalimi të gabuar të Lamborghinit.

Aksidenti është duke u hetuar. Gjithçka ndodhi gjatë një gare, që zhvillohet në Sardenja dhe që njihet me emrin “Sardinia Supercar Experience”./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB