
Kur konsumojmë alkool, njerëzit përreth na duken më të bukur! Por nuk është plotësisht kështu; thjesht konsumi i tij na bën më të guximshëm me njerëzit që kemi pëlqim. Këtë e ka vërtetuar një studim i fundit që ka arritur në përfundimin se kur jemi të dehur kemi prirjen ta lëmë veten më të lirë me personat që kemi simpati.
Pjesë e studimit u bënë 18 çifte meshkujsh miq.
Atyre iu paraqitën fotografi dhe iu kërkuan që të vlerësonin se sa tërheqës ishin njerëzit.
Në njerin rast, ata pinë vodka dhe lëng boronice, duke e çuar nivelin e alkoolit në gjak 0,08%, ndërsa në të dytin konsumuan pije fresksuese. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit nuk i konsideronin njerëzit në foto më tërheqës kur pinin alkool, porse kur ishin të dehur kishin 1.71 herë më shumë gjasa të ndërvepronin me ata që pëlqenin më shumë, sesa kur pinin pije joalkoolike.
Duke pasur parasysh efektet që ka alkooli në funksionet vizuale dhe konjitive të përpunimit në tru, ka gjasa që rezultatet të ishin të ndryshme nëse nivelet e përqindjes të alkoolit në trup të rriteshin.
Në çdo rast, është e rëndësishme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për pasojat që alkooli sjell. Sepse ti mund të ndihesh mirë për një kohë të shkurtër, por pasojat janë serioze vijnë më pas./Zëri.ai