Video

Altin Dumani i dorëzon 'stafetën' Klodian Brahos

Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

zh.ll
Altin Dumani i dorëzon 'stafetën' Klodian Brahos
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për 3 vitet e ardhshme do të drejtohet nga Klodian Braho. Prokurori Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij Altin Dumani, në një ceremoni të zhvilluar brenda ambienteve të SPAK. Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Mandatin e tij në krye të SPAK, Dumani e cilësoi si një ndër kapitujt më sfidues të karrierës së tij. Ndërsa Klodian Braho falenderoi të dy paraardhësit për punën e kryer, Dumanin dhe Arben Krajës. Braho u shpreh se misioni i tij në këtë mandat 3-vjeçar në krye të SPAK do të vazhdojë të mbetet respektimi i ligjit me rigorozitet, teksa shtoi se misioni i SPAK është më i rëndësishëm se sa një mandat individual. Braho u zgjodh në krye të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjatë seancës maratonë të 11 dhjetorit. Ai u votua nga 7 anëtarë të KLP-së, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit.

/ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB