Video

Amaneti i Vasilis Karras

Karras vuante nga kanceri. Së fundmi ai ishte ishte infektuar edhe nga koronavirusi dhe ishte shtruar në reanimacion. Por goditja në tru, i mori jetën.

F.m
Amaneti i Vasilis Karras
Vasilis Karras

GREQI- Këngëtari i njohur grek Vasilis Karras, ylli i hiteve të pavdekshme ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e një goditjeje në tru. Vasilis Karras do të përcillet sot për në banesën e fundit dhe varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij, në Kavala, gjë që ishte dhe dëshira e tij e fundit. Karras vuante nga kanceri. Së fundmi ai ishte ishte infektuar edhe nga koronavirusi dhe ishte shtruar në reanimacion. Por goditja në tru, i mori jetën.

Vasilis Karras nisi të këndonte që në moshën 16-vjeçare, kohë kur punonte dhe si automekanik, që ishte dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës. Një vit më vonë i vdiq i ati dhe ai iu bë krah familjes. Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke. Më vonë, disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh. Ai u kthye në këngëtarin popullor numër një në Greqi për nga audienca.

 

Poll

MOS HUMB