Video

Arratisja e "çoi" në Lanë!

Teksa Policia e Shtetit ndiqte një person me motor, ky i fundit ka përfunduar bashkë me mjetin e tij në lumin Lana.

k.m.
Arratisja e "çoi" në Lanë!
Pamje nga aksioni

TIRANË- Një incident i frikshëm është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Teksa Policia e Shtetit ndiqte një person me motor, ky i fundit ka përfunduar bashkë me mjetin e tij në lumin Lana. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, personi që po tentonte t'i shpëtonte uniformave blu, ka marrë menjëherë ndihmën e parë nga efektivët dhe personeli mjekësor.

Deri tani raportohet se ai ka shpëtuar me lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

VIDEOJA NGA AKSIONI:

I aksidentuari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte kryer dhjetra raste mashtrimi ndaj të moshuarve. Raportohet se janë të paktën 12 raste, ku i riu pikaste të moshuar dhe u prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës. Duke i mashtruar, u merrte 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra./ZËRI

Poll

MOS HUMB