
TIRANË- E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago është vënë në pranga pasi dyshohet se e reja është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Ago, pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas Bajrit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec. Dyshohet se në vitin 2018, Eria Ago ka dërguar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në lagjen Kiras, ku edhe ka ndodhur vrasja e Licit. Ago akuzohet për veprën penale "përkrahje të autorëve të krimit". Edhe vetë Bajri është arrestuar për të njëjtin krim dhe dyshohet se në bashkëpunim me Astmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit.